Vizita e Angela Merkel në kryeqytetin e Republikës Çeke, Pragë, nuk ka shkuar ashtu siç duhet. Kancelarja ishte në Pragë në kuadër të një takimi me kryeministrin Bohuslav Sobotka, ku u prit me demonstrata të mëdha. Protestuesit mbanin në duar pankarta “Merkel po vret Europën”, duke kundërshtuar kështu politikën e dyerve të hapura për refugjatet sirianë.
Krahas kësaj, një burrë, tentoti të hynte në vargun e automjeteve që shoqëronin Merkel nga aeroporti drejt selisë së kryeministrisë.
Në makinën e atentatorit të dyshuar u gjetën sende të forta, si edhe bomba gazi lotsjellës. Edhe pse tentoi të bënte rezistencë, ai u vu menjëherë në pranga, ndërsa autoritetet thanë se vepronte i vetëm.
Tashmë çështjen e kanë në duar detektivët çekë, për të zbuluar se çfarë motivi e shtyu personin të ndërmerrte një veprim të tillë, i cili mund të kishte rezultuar fatal.