Detaje të reja kanë dal në dritë pas aksidentin me pasojë një viktimë, ku u përfshi deputeti i PDIU-së Aqif Rakipi.
Policia pohon se pak para aksidentit, deputetit Rakipi i është bërë testi i alkoolit dhe ka rezultuar se ai nuk ka pirë alkool. Ky test është filmuar nga kamera e trupit të policisë dhe deputeti nuk ka pasur shenja alkooli.
Ndërkohë, njoftohet se viktima, S. S. 53-vjeç, sapo kishte zbritur nga një fugon dhe i ka prerë rrugën Rakipit, duke gjetur vdekjen nga përplasja e fortë.
Viktima është gjendur pa shenja jetë në vendin e ngjarjes, ndërkohë vetë Rakipi në këtë moment është paraqitur në komisariatin nr.2 në Tiranë.
“Menjëherë është nisur patrulla e policisë për të verifikuar informacionin, e cila pak minuta më vonë ka konstatuar një person në rrugë pa shenja jete, dhe në këto momente, afërsisht në orën 04:51 minuta, Komisariati i Policise nr.2 ka njoftuar që në këtë Komisariat është paraqitur shtetasi A. R., me automjetin e tij, tip Mercedes (i dëmtuar në pjesën e përparme të tij) i cili deklaroi se ka përplasur një person në autostradë dhe po dorëzohej në Komisariat”. - njofton policia.
Pasi u njoftua për ngjarjen Prokurori i Rrethit Gjyqësor Tiranë kërkoi që krahas Ekspertit autoteknik të Policisë, të caktoheshin edhe dy ekspertë të tjerë autoteknik të jashtëm, me qellim kryerjen e një ekspertimi autoteknik me grup ekspertesh.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që shkaktuan aksidentin rrugor me pasojë vdekjen e këmbësorit S.S., 53 vjeç.