INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policia bën namin, 800 gjoba shoferëve, arrestime dhe heqje patenash

Policia bën namin, 800 gjoba shoferëve, arrestime dhe heqje patenash

Publikuar më: 14:40 29-07-2019

Policia Rrugore dorë të hekurt në Elbasan gjatë kontrolleve për parandalimin e aksidenteve rrugore, në të gjitha akset urbane dhe rurale. Sipas njoftimit të policisë, janë vendosur 800 masa administrative nga këto: 50 për mospërdorim të rripit të sigurimit; 100 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit; 300 për parakalim të gabuar; 350 masa të tjera për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Gjatë orëve të fundit nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Elbasan, u arrestuan në flagrancë shtetasit: E. T., banues në Pogradec, pasi në rrugën e fshatit Katjel, Librazhd, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë dëmtuar 2 pasagjerë që ndodheshin në këtë automjet, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën
A. M., banues në Cërrik, u konstatua nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
H. Ç., banues në Elbasan, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar motoçikletën pa leje drejtimi.

Po në vijim të masave të marra nga Policia Rrugore, për parandalimin e aksidenteve rrugore gjatë javës që kaloi, janë arrestuar në flagrancë 5 persona për drejtim automjeti në gjendje të dehur, si dhe janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 8 të tjerë, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Po si rezultat i kontrolleve të shtuara janë pezulluar 15 leje drejtimi nga këto:
-6 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit
-4 për shpejtësi tej normave të lejuara
-5 për drejtim mjeti në sens të kundërt.
Gjatë kontrolleve janë evidentuar një sërë shkeljesh të rregullave të qarkullimit rrugor dhe drejtuesit e mjeteve janë ndëshkuar me masë administrative.

Article Logic
Execution time: 0.0035169124603271