INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policia e Durrësit dyshon se një prej anijeve është rrëmbyer

Policia e Durrësit dyshon se një prej anijeve është rrëmbyer

Publikuar më: 11:29 22-06-2016

Policia e Durrësit ka ngritur dyshime të forta për fatin e një prej anijeve të humbura. Edhe pse është lokalizuar vendndodhja një prej tyre Çelepia, që ndodhet në ujrat ndërkombëtarë pranë Egjiptit mendohet se është rrëmbyer.
Policia dyshon se njëri nga marinarët në anije është egjiptian dhe pronari i peshkarexhas i detyrohet atij një borxh. Jo zyrtarisht flitet për një shumë prej 70 mijë eurosh.
Blutë e Durrësit thonë se do të kontaktojë me pronarin e anijes për të mësuar më shumë në lidhje me historinë dhe vërtetësinë e borxhit. Në bordin e peshkarexhës ndodhen dhe 3 marinarë të tjerë shqiptarë.

Article Logic
Execution time: 0.0035350322723389