INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policia e Durrësit sqaron rrëzimin e avionit italian. Albkontroll s’kishte leje...

Policia e Durrësit sqaron rrëzimin e avionit italian. Albkontroll s’kishte leje...

Publikuar më: 12:24 15-09-2016

Duhet të fliste në parlament deputeti Flamur Noka në lidhje me një avion që ra në Durrës, që opozitari pretendon se ka patur kanabis, që më pas policia e Durrësit të sqaronte ngjarjen. Policia ka theksuar se një avion italian i përmasave të vogla është ulur në zonën e Ishmit rreth orës 8:45, në fshatin Gotull. Në komunikatë thuhet se pas njoftimit policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur një avion të dëmtuar dhe pilotin Guido Andrea Guidi, 69 vjeç.
Policia thotë se piloti u ka shpjeguar se është ngritur nga Bari dhe ka dashur të bëjë një udhëtim me destinacion veriun e Italisë dhe për shkak të kohës së bukur ka vendosur të kryejë një fluturim mbi det, po gjatë rrugës i ka ndodhur një defekt avionit dhe nuk e dinë me ekzaktësi në cilin vend ishte.
Piloti shtoi se ka parë nga lartësia një tokë arë të punuar, të cilën e ka konsideruar vendin më të përshtatshëm për t’u ulur dhe në përpjekje për tu ulur avioni ka përsuar dëmtime duke thyer një prej krahëve.
Më tej piloti është shoqëruar në Spitalin Rajonal Durrës për një kontroll mjekësor, megjithëse nuk ka pësuar lëndime.
Sipas policisë gjatë kontrollit në brendësi të avionit nuk është gjetur asnjë send i kundraligjshëm.
Ndërsa Albcontroll ka thënë qartë se nuk ka patur asnjë kërkesë për marrje leje nga ky pilot për të hyrë në vendin tonë dhe se leja jepet 24 orë para se avionët të futen në territorin shqiptar.

Article Logic
Execution time: 0.0031259059906006