INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policia e Durrësit vë në pranga hajdutin 19-vjeçar, ''i shumëkërkuar'' për terrorin e tij

Policia e Durrësit vë në pranga hajdutin 19-vjeçar, ''i shumëkërkuar'' për terrorin e tij

Publikuar më: 19:26 01-03-2019

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 19-vjeçar në sajë të operacionit ‘PERIFERIA’.

I riu me iniciale L.D., banues në lagjen nr 14 Durrës, dyshohet të ketë kryer 5 vjedhje banesash.

Vjedhjet janë kryer gjatë muajve dhjetor 2018, janar dhe shkurt 2019, në lagjen numër 14 të Durrësit, kryesisht gjatë orëve të natës.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Finalizohet operacioni "PERIFERIA".
Zbardhen një sërë vjedhjesh të ndodhura më parë.
Në pranga një 19 vjeçar si autor i dyshuar i këtyre vjedhjeve.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës si rezultat i një pune të mirëorganizuar kanë arritur të dokumentojë me prova shkencore veprimtarinë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës për 5 vjedhje të ndodhura më parë.
Në kuadër të operacionit të koduar "PERIFERIA", është bërë ndalimi i shtetasit L.D.,19 vjeç, banues në lagjen 14 Durrës, si autor i dyshuar.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës , ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë "Arrest me burg", bazuar në provat e grumbulluara nga Policia në bashkëpunim me Prokurorinë.
Si rezultat i hetimeve të kryera dyshohet se ky shtetas ka kryer në periferi të qytetit të Durrësit kryesisht gjatë orëve të natës pesë vjedhje banesash , konkretisht:
Gjatë muajit dhjetor 2018 , janar dhe shkurt 2019, në lagjen nr 14 Durrës ka vjedhur me thyerje 5 banesa ku ka marrë varese floriri, televizorë, fshesë me korent, aparate celular, rroba, tapete e sende të tjera.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës , në ngarkim të shtetasit L.D., për veprën penale " Vjedhja", parashikuar në nenin 134/2 të Kodit Penal.

Article Logic
Execution time: 0.00364089012146