Policia Rrugore e Tiranës ka ndëshkuar me gjobë mjetin tip “Ferrari”, me targa të huaja, i cili ishte parkuar në një vend ku ndalohet qëndrimi. Sipas legjislacionit mjeti u gjobit maksimalisht për parkim të gabuar, me 3 mijë lekë. Përveç se na bën disi përshtypje fakti se është gjobitur një makinë luksoze, pasi kemi parë shpesh raste që të tilla automjete kanë “imunitet”, na bën përshtypje reagimi i të gjobiturit, pronarit të mjetit. Ai e ka pranuar fajin, i ka dhënë të drejtë policisë dhe i ka kërkuar ndjesë, në deklaratën e tij në fletgjobë