INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Policia e kap krokodilin gjigant, i hante bagëtitë banorëve [VIDEO]

Publikuar më: 09:15 02-09-2016

Është dashur ndihma e policisë në Australi për kapjen e një krokodili 4,33 metra të gjatë, të cilin pronarët e zonës ku ishte parë të lëvizte, nuk e neutralizonin dot të vetëm.

Policët, bashkë me rojet pyjore, përdorën një grackë në një pellg me ujë për të kufizuar lëvizjet e zvarranikut, e më pas ia lidhën nofullat me litarë dhe e tërhoqën më pas krijesën e përbindshme në tokë, ku përdorën ngjitësin për të mos e lejuar të hapte gojën e të kafshonte.

Kapja e krokodilëve nuk është diçka e pazakonte, por përballja me një reptil të tillë kaq të madh në një ambient të kufizuar, nuk është aspak një detyrë e lehtë.

Zvarraniku u dërgua në një fermë lokale krokodilësh ku do të bëhet vlerësimi i gjendjes së tij. Nëse do të konsiderohet e përshtatshme, ai mund të përdoret në një program mbarështimi.

Autoritetet në territoret veriore i kanë bërë thirrje banorëve dhe turistëve të bëjnë kujdes kur udhëtojnë, peshkojnë apo notojnë në lumenjtë e lundrueshëm të zonës.

Article Logic
Execution time: 0.0039939880371094