INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policia e Kosovës arreston disa persona për vrasjen e Oliver Ivanoviçit

Policia e Kosovës arreston disa persona për vrasjen e Oliver Ivanoviçit

Publikuar më: 09:38 23-11-2018

Forcat speciale të Policisë së Kosovës ROSU kanë arrestuar sot në Mitrovicë katër persona, të dyshuar se kanë lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviçit.  Arrestimet janë bërë me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës. Gjatë kohës së aksionit të policisë, në veri të Mitrovicës, së banuar me shumicë serbe, është lëshuar edhe alarmi që paralajmëronte rrezikun e përgjithshëm.  Për ngjarjen e ndodhur më 16 janar të këtij viti janë arrestuar Dragisha Markoviç, pjesëtar i Policisë së Kosovës, i cili ka qenë i angazhuar edhe në hetimin e vrasjes së liderit serb të Iniciativës Qytetare. Po ashtu janë arrestuar edhe Sasha Gjuriç, Marko Rashiç, si dhe Nedelko Spasojeviç. 

mitrovice.jpg

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, tre prej tyre janë arrestuar nën dyshimin se janë përfshirë në rastin Ivanoviç, kurse njëri për pengim të policisë në kryerjen e detyrës zyrtare. Hoxha bëri të ditur se një person tjetër është në kërkim nga policia. Ndërkohë prefekti i Mitrovicës veriore Goran Rakiç ka komentuar  për TV Prva arrestimet. Sipas tij, gjatë arrestimit të dyshuarit janë rrahur brutalisht. Ai thotë se nuk ka asnjë informatë se nga janë dërguar ata.  Rakiç ka thënë se pjesëtarët e ROSU-së kanë hyrë në banesat e Dragisha Markoviçit, polic dhe të dy qytetarëve në pjesën veriore, Sasha Çurçiçit dhe të Milosh Milosh Roshiç. "Sikur të mos ishte tërhequr ROSU, nëpër rrugë do t zhvilloheshin luftime”, ka shtuar ai. Ndërkohë Rakiç ka ftuar KFOR-in të jetë në pjesën veriore të Mitrovicës.

Article Logic
Execution time: 0.003715991973877