INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policia e Kukësit lë të lirë aktivisten e PD-së

Policia e Kukësit lë të lirë aktivisten e PD-së

Publikuar më: 13:46 02-01-2018

Policia e Kukësit ka njoftuar se qytetarja, e cila morri pjesë në protestën e mbajtur nga opozita më 18 dhjetor para Parlamentit është lënë e lirë. Mes të tjerash policia sqaron se ditën e djeshme në orën 19.30 është paraqitur në sportelin e hyrjes në Pikën e Kontrollit Kufitar Morinë, F.N lindur në Kukës dhe banuese në Tiranë.
Për shkak se ajo rezultonte në sistem si person në kërkim dhe si e dyshuar për veprën penale, kundërshtim i punonjësve të Policisë së Rendit Publik është shoqëruar në ambientet e Policisë.
Policia e Kukësit shton se i ka marrë një deklaratë dhe më pas ajo është lënë e lirë.

Article Logic
Execution time: 0.0037829875946045