Vetëm pak orë pasi u procedua nga policia për bllokim të qendrave të votimit, ka reaguar edhe kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.
Në një dalje publike para mediave, Ademi e cilësoi procedimin një urdhër politik të Ramës dhe se nuk i trembej asgjeje. Pyerjes nëse kishte frikë nga arrestimi Ademi shtoi se ishte e gatshme të përgjigjej në bazë të ligjit.
“Nuk habitem aspak nga urdhri politik i Edi Rama me të cilin u njoha përmes medias. Pasi u njoha me vendimin politik të Ramës dua të deklaroj se nuk kam shkuelur asnjë ligj. Kam zbatuar kushtetutën e dekretin e presidentit.
Jam e gatshme, veproj vetëm në bazë të ligjit. Sikurse e keni vënë re, gjatë punës time. Sidomos këtë muaj kam vepruar duke vepruar në mënyrë institucionale. Kjo për të treguar qasjen time kundrejt ligjit. Jam e gatshme që të përgjigjem bazuan në emër të ligjit”u shpreh Ademi.
Ademi u bëri thirrje qytetarëve të mos bien pre e provokimeve.