Marrëdhenia e Stresit me autoritetet policore jo rrallë herë ka qenë e mirë, pastaj jo më kot ai thotë “bad boy for life”. Pas publikimit të një video në rrjetet sociale, video në të cilën shfaqet reperi duke qëlluar në ajër me armë zjarri gjahu të tipit “Shotgun”, burime nga policia kanë bërë me dije se ai është në kërkim së bashku me një shtetas tjetër.
Pas shumë reagimesh në rrjetet sociale, reperi ka bërë edhe një të fundit, i cili lë të kuptosh ai i kërkon falje babait të tij. I tregon se ai nuk ka një fëmijë problematik, por të lirë dhe demokratik, siç e ka mësuar ai të jetë. Nuk mund të mungonte edhe indenjimi me policinë, por ajo çfarë na bën përshtypje është se ai vetshpallet “Robin Hood”. Por ndryshimi i vetëm është se Robin Hodd shquhej në përdorimin e harkut dhe shpatës, ndërkohë që Stresi në përdorimin e “Shotgun”.