INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policia e Shtetit operacion “blitz” në Vlorë, sekuestron drogë dhe armë pa leje

Policia e Shtetit operacion “blitz” në Vlorë, sekuestron drogë dhe armë pa leje

Publikuar më: 19:48 16-01-2019

Policia e Vlorës ka realizuar ditën e sotme një operacion kundër prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
Në operacionin e quajtur 'Home', gjatë kontrollit në një banesë në fashatin Llakatund, është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 30 kg hashash dhe 2 armë gjahu pa leje, si dhe është arrestuar një i ri, 26 vjeçar.

Sakaq, materialet në lidhje me rastin do ti kalojnë Prokurorisë për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" si dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive".

NJOFTIMI I POLICISË:

Vlorë

Operacioni "Home", sekuestrohen 30 kg kanabis, 1 në pranga
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, Vlorë pas informacioneve të siguruara në rrugë operative finalizoi operacionin, mbi bazën e të cilit, gjatë kontrollit të ushtruar në një banesë të fshatit Llakatund u sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis.
Me ndërhyrjen në kohë, agjentët kapën në flagrancë një 26-vjeçar, si autor i dyshuar, posedues i lëndës narkotike.
Në banesë u bllokuan edhe 2 armë gjahu pa leje, për të cilat u procedua në gjendje të lirë, i ati i tij.
Materialet do t’i referohen Prokurorisë për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" si dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive".

Article Logic
Execution time: 0.0021898746490479