INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policia e Tiranës arreston brenda 24 orëve dy shtetas për dhunë në familje

Policia e Tiranës arreston brenda 24 orëve dy shtetas për dhunë në familje

Publikuar më: 10:30 03-09-2017

Vdekja në mënyrë tragjike e gjyqtares nga ish burri i saj ka ndërgjegjësuar policinë e Tiranës.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar për dhunë në familje dy shtetas.


Ata janë shtetasit:
– Qani Muça, 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, shtetases S.M., 44 vjeçe dhe vajzës së mitur, shtetases G.M., 11 vjeçe.
– Antonio Hyseni, 35 vjeç, banues në Kavajë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, shtetases U.H., 29 vjeçe, e cila është e pajisur me urdhërmbrojtje të menjëhershëm nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit Qani Muça për veprën penale “Dhunë në familje”, neni 130/a Kodit Penal, ndërsa për shtetasin Antonio Hyseni për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Kundërshtim i Vendimit të Gjykatës”, neni 130/a dhe 321 i Kodit Penal.

Article Logic
Execution time: 0.0039610862731934