INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policia e Tiranës ka vendosur në pranga një 26-vjeçar për pengmarrje [VIDEO]

Policia e Tiranës ka vendosur në pranga një 26-vjeçar për pengmarrje [VIDEO]

Publikuar më: 12:21 05-09-2017

Policia e Tiranës ka arritur të vendosi në pranga shtetasin Aleksandër Kalemi 26 vjeç.
Ai akuzohet se ka mbajtur peng dy persona në vitin 2012 në Lazarat të Gjirokastrës.
Mbi 26 vjeçarin rëndon dënimi i heqjes së lirisë për tre vite pavarësisht se ai mundi ti shpëtonte drejtësisë.

NJOFTIMI I POLICISË

Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale "Heqje paligjshme e lirisë".
Më datë 05.09.2017, Seksioni i Kërkimit pranë Sektorit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në D.V.P. Tiranë, bëri të mundur ndalimin e shtetasit:
- Aleksandër Kalemi, 26 vjeç, banues në Gjirokastër.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë i mundur pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, me vendimin e datës 24.12.2015 e ka dënuar me 3 vjet burg për veprën penale "Heqje paligjshme e lirisë", parashikuar nga neni 110/2 dhe 49 të Kodit Penal, sepse ky shtetas më datë 04.03.2012 në vendin e quajtur lagjia "Dunavat" iu ka hequr lirinë dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasve.
E.Sh., R.G., dhe K.A., të cilët janë mbajtur në mënyrë të paligjshme në fshatin Lazarat, Gjirokastër.
Shtetasi i ndaluar iu dorëzua D.V.P. Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0045320987701416