INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policia e Tiranës në kërkim të Stresit, ja si përgjigjet ky i fundit [FOTO]

Policia e Tiranës në kërkim të Stresit, ja si përgjigjet ky i fundit [FOTO]

Publikuar më: 10:27 06-01-2017

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim mëngjesin e sotëm reperin Arkimed Lusha, i njohur ndryshe si Stresi.


Burime nga policia thanë se Stresi dhe një 21-vjeçar kanë publikuar në rrjetet sociale sociale një video, duke gjuajtur në ajër me armë zjarri gjahu, të tipit "Shotgun", në një ambient publik.
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur më datë 31.12.2016, si dhe po kryhen veprime administrative për heqjen e lejes për mbajtje arme gjahu ndaj S. L., 61 vjeç, banues në Tiranë.
Për këtë arsye, blutë e Tiranës kanë shpallur në kërkim Arkimed Lusha., 29 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë si dhe E. L., 21 vjeç, banues në Tiranë
Është bërë sekuestrimi në cilësinë e provës materiale të:
Një armë zjarri gjuetie, tip "Shotgun" dhe një automjeti tip "Audi"
Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës se Parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe "Prishje e qetësisë publike”.

Ndërkohë me një ripostim të kësaj fotoje, Stresi është përgjigjur kështu:

sttt.png

Article Logic
Execution time: 0.0032448768615723