INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policia e Vlorës: Ja sa është shifra e vërtetë e personave të zhdukur

Policia e Vlorës: Ja sa është shifra e vërtetë e personave të zhdukur

Publikuar më: 10:24 01-12-2018

Institucionet shtetërore deklarojnë se në Vlorë vetëm 23 persona rezultojnë të larguar nga banesa. Prokuroria dhe Policia e Vlorës kanë dalë në një deklaratë të përbashkët duke sqaruar opinionin publik lidhur me pretendimin e publikuar në media se në këtë qytet ishin zhdukur vitet e fundit 80 persona.
“ Vlorës sqarojnë opinionin publik se: Në 3 vitet e fundit rezulton se numri total i personave të larguar nga banesa është 23. Në 2016, 4 shtetas të larguar, në 2017, 6 shtetas të larguar dhe në 2018, 13 shtetas të larguar. Shumë prej këtyre personave janë larguar me dëshirë nga banesa, por dhe janë rikthyer”-thuhet në deklaratë. Në Prokurori janë referuar, vetëm 4 raste në 3 vitet e fundit ku janë konstatuar elementë të veprës penale dhe janë regjistruar në Prokurori si çështje, e ndërkohë po vijojnë hetimet për gjetjen e tyre. Sipas policisë së Vlorës në krahasim me 1 vit më parë ka ulje të ndjeshme të veprave penale: Nga 12 vrasje të evidentuara në vitin 2017, numri i tyre ka rënë me 50%, ose në 6 vrasje në 2018. Nga 10 vrasje të mbetura në tentativë në 2017, është ulur me 50% numri në 2018, pra janë 5 tentativa të evidentuara.

Article Logic
Execution time: 0.0034399032592773