Emri i Stresit kohët e fundit ka qenë një ndër më të lakuarit në showbizz-in shqiptar.
Fillimisht ishte dënimi në burg e më pas me lajmet e një ndarjeje të mundshme nga bashkëshortja e tij, Keisi, ato që e kanë kthyer vëmendjen e mediave rozë nga reperi.
E ndonëse jo pak herë Stresi ka patur "probleme" me policinë, kjo nuk i ndalon efektivë të ndryshëm të policisë të jenë fansa të reperave të ndryshëm e në këtë rast të Stresit.
Një polic, gjatë patrullimit me makinën e tij të shërbimit ka vendosur këngën e re të Stresit në sfond dhe i veshur me uniformën e policisë ka bërë një video pa zbuluar fytyrën dhe ia ka dërguar reperit.
Kaq u desh që Stresi ta postonte në Instagram dhe të shkruante përbri se “Policia është me ne por çfarë t’i bëjnë detyrës“
Ndërkohë komentet kanë qenë nga më të ndryshmet ku disa ndjekës kanë shkruar se polici nuk është treguar serioz me profesionin ndërsa të tjerë thonë se edhe policët, përtej detyrës, kanë pëlqimet dhe shijet e tyre personale dhe s’ka ndonjë gjë të keqe këtu.