INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policia gjen djalin që masakroi qenin me sëpatë [VIDEO]

Policia gjen djalin që masakroi qenin me sëpatë [VIDEO]

Publikuar më: 13:51 04-10-2017

Videoja makabre ku një 14 vjeçar masakroi me sëpatë qenin e tij të lidhur në oborrin e shtëpisë , po qarkullonte nëpër rrjetet  sociale që ditën e djeshme.

Djali në fjalë e godiste qenin me sëpatë derisa ai ngordhi ndërkohë që dy moshatarët e tij e filmonin.

Pas shumë reagimeve nëpër rrjetet sociale, më në fund ka reaguar Policia e Shtetit:

Policia bën me dije se ka nisur hetimet për shtetasin me inicialet E.M, 14 vjeç, banues në Kozare të Kuçovës, ka qëlluar me sëpatë qenin e lidhur, ndërsa dy bashkëmoshatarët e tij e filmonin dhe më pas e kanë shpërndarë atë me rrjete sociale.

Njoftimi zyrtar i policisë:

Në lidhje me një video të publikuar në disa rrjete sociale e media online ku shfaqet një shtetas i mitur duke goditur një kafshë shtëpiake me mjete të forta, ju informojmë se:

Strukturat e Policisë të Komisariatit Kuçovë kanë nisur hetimet në lidhje me rastin në fjalë, ku si rezultat rezultoi se: Shtetasi E.M 14 vjeç, banues në Kozare, Kuçovë ka goditur me sende të forta qenin e tij, ndërsa dy bashkëmoshatarët e tij konkretisht M.M dhe Q.M 14 vjeç, banues në Kozare, Kuçovë kanë realizuar videon e më pas e kanë publikuar në rrjete sociale. Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë për vlerësim.

 

Article Logic
Execution time: 0.0040650367736816