Policia e Durrësit ka gjetur drogë në valixhen e një gruaje 38 –vjeçare. Valixhja i përket Laureta Lama 38 vjeçe, banuese në Tiranë. Ajo u arrestua së bashku me shtetasin Bashkim Hasani 67 vjeç, nga Tirana. Ndërsa E.Ç. 29 vjeç, po nga Tirana u shpall në kërkim. Sasia e gjetur ishte 2 kg e 330 gr heroine e ndarë në katër pako. Sipas policisë, gruaja u kap në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës gjatë kontrollit të ushtruar në tragetin e linjës Durrës-Bari, në dhomën ku ishin akomoduar për udhëtim shtetasit e arrestuar.