Një njësi elitare e policisë së armatosur anti-terror, e quajtur SEK, është sulur në mënyrë të papritur në hangarin e aeroportit të vjetër Tempelhof, i cili ndodhet në mes të Berlinit, në vijim të hetimeve për sulmin terrorist.
Aeroporti është mbyllur disa vite më parë, por ndërtesat e saj ende mbulojnë një zonë shumë të madhe dhe janë kthyer pjesërisht në shtëpi për refugjatët që ndodhen në kryeqytetin gjerman. Zyrtarët gjermanë deklaruan se shoferi i kamionit të terrorit është një shtetas pakistanez i cili është futur në Gjermani si azil-kërkues nëpërmjet Ballkanit në përiudhën ndërmjet 31 dhjetorit dhe shkurtit. Besohet se ai po jetonte në një kamp refugjatësh në Tempelhof, i cili u kthye përmbys nga një grup elitar i policisë së armatosur në orën 4 të mëngjesit të sotëm. Nuk dihet ende nëse ky kontroll i policisë është një gjueti për prova apo për bashkëpunëtorë të mundshëm të vrasësit.