INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policia greke arreston doganierët shqiptarë në Kakavije,edhe ish-drejtorin e doganës [FOTO]

Policia greke arreston doganierët shqiptarë në Kakavije,edhe ish-drejtorin e doganës [FOTO]

Publikuar më: 14:16 02-07-2016

Policia greke ka arrestuar katër punonjës të doganës së kakavijës në Gjirokastër pasi akuzohen për ryshfet.

Të arrestuarit janë pjesë e organizatës kriminale, siç e cilësojnë mediat greke, të cilët mundësonin hyrjen në Shqipëri të mallrave të vjedhura në Greqi. Mësohet se banda kryente vjedhje të ndryshme në shtetin fqinj dhe më pas doganierët shqiptarë të arrestuar influenconin duke bërë të mundur kalimin e këtyre kamionëve me mallra të vjedhura pa problem në vendin tonë.

Ndër  4 doganierët shqiptarë të arrestuar nga policia greke, njëri prej tyre është Mirel Deshiku, ish-drejtor i Doganës së Kakavijes, i cili qëndroi në këtë post për disa muaj kohët e fundit.

Mediat greke njoftojnë se rasti u zbulua mbrëmjen e së enjtes, kur në aksin e Janinës, policia helene identifikoi dy kamionë dhe një makinë të vogël. Tek kjo e fundit ishin katër doganierët shqiptarë, tashmë të arrestuar. Kur vunë re praninë e policisë greke, ata ndryshuan drejtim, por nuk mundën të shpëtonin dhe u ndaluan.

Nga hetimet, rezultoi se doganierët shoqëronin me makinë kamionët që ishin të ngarkuar me mallra të vjedhura në Greqi, të cilat më pas hynin ilegalisht në Shqipëri, ku edhe shiteshin. Policia greke sekuestroi makineri bujqësore, traktorë, pajisje elektroshtëpiake, të gjitha të vjedhura në Greqi, siç duket edhe në fotot e mëposhtme. Policia greke ka identifikuar edhe dy shqiptarë të tjerë si pjesëtarë të kësaj organizate kriminale, të cilët janë të shpallur në kërkim.

Article Logic
Execution time: 0.0040340423583984