INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policia greke sekuestron 1 milion euro, si para të dyshimta

Policia greke sekuestron 1 milion euro, si para të dyshimta

Publikuar më: 16:32 22-08-2018

Policia helene ka sekuestruar rreth 1 milion euro të dyshuara si të përfituara nga trafikimi i lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit 'Forca e Ligjit' polica greke ka sekuestruar llogarit bankare të tre shtetasve me inicialet K.Sh. R.Sh. V.Sh. dhe A.Sh., në vlerën 42.000.000 lekë. Pranë një tjetër banke të nivelit të dytë, u bë ekzekutimi i vendimit të gjykatës për vendosjen e sekuestros së llogarive bankare në emër të shtetasve:

• K.Sh. në shumën 17.033.337 lekë;

• B.Sh. në shumën 924.922 lekë;

• R.Sh. në shumën 51.444.350 lekë.

Në total u sekuestrua shuma 111.402.609 lekë, të cilat dyshohet se janë produkt i veprimtarisë kriminale të shtetasit R.Sh. në fushën e “Trafikimit të lëndëve narkotike”, në Greqi.

Hetimet vazhdojnë për të verifikuar pasuri të luajtshme apo të paluajtshme si dhe llogari bankare të dyshuara me prejardhje kriminale.

Gjatë periudhës Nëntor 2017 - Gusht 2018 janë kryer 14 goditje në kuadër të operacionit "Forca e Ligjit", si dhe ka nisur hetimi penal lidhur për asetet e paligjshme të tyre.

Article Logic
Execution time: 0.003817081451416