Tension dhe përplasje mes Policisë së Shtetit dhe protestuesve... Ky është raporti aktual nga protesta e opozitës së bashkuar.
Policia, ka hedhur vazhdimisht gaz lotësjellës dhe ujë me presion për të larguar protestuesit para Parlamentit, për shkak të situatës së tensionuar që është krijuar.
I prononcuar për këtë çështje, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, është shprehur se do e vazhdojnë protestën e tyre deri në rrëzimin e kësaj qeverie të korruptuar dhe të drogës.
"Ne do e vazhdojmë protestën, paravrësisht se çfarë bën policia dhe kjo qeveri e korruptuar, qeveri droge e cila e ka çuar vendin drejt destabilizimin. Ne do vazhdojmë deri në fund",- është shprehur Basha./intv.al