INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policia i paralajmëron se do merren masa për ata që pengojnë mësimin, reagojnë studentët: A po i frikësohen idesë së...

Policia i paralajmëron se do merren masa për ata që pengojnë mësimin, reagojnë studentët: A po i frikësohen idesë së...

Publikuar më: 22:16 09-01-2019

Përmes një njoftimi, Policia e Shtetit ka paralajmëruar studentët për veprimtaritë në mënyrë të paligjshme dhe të dhunshme në disa universitete të vendit.

Njoftimi i plotë

"Persona të caktuar kanë tentuar të pengojnë në mënyrë të paligjshme dhe të dhunshme veprimtarinë normale mësimore në disa universitete të vendit, duke penguar dhe mohuar të drejtën e studentëve për të studiuar.

Në të njëjtën kohë, këta persona që kanë tentuar të cënojnë procesin mësimor, kanë konsumuar kundërvajtje administrative dhe vepra penale për të cilat do të mbajnë përgjegjësitë përkatëse.

Policia e Shtetit u bën thirrje studentëve, që tentojnë të përfshihen, pa u thelluar, në veprimtari të paligjshme, të veprojnë me maturi e përgjegjësi dhe të evitojnë ngarkesën me barrë shkeljesh ligjore dhe rekordesh policore që në hapat e parë të karrierës profesionale, barrë e cila mund t’u kushtojë shumë në të ardhmen e tyre profesionale."

E pas këtij njoftimi ka ardhur dhe një reagim nga studentët.

“Policia e shtetit pa asnjë leje dhe mandat hyn në ambientet e Fakultetit të Ekonomisë, UT. Ata kërkojnë informacion se për sa kohë studentët do rrinë në fakultet. Në asnjë rregullore nuk përcaktohet orari i qëndrimit të studentit në fakultet. A mos pushteti po lëviz për të penguar organizimin studentor? A po i frikësohen idesë së ngujimit në fakultete, si formë radikalizimi të protestës studentore, pasi presioni ndaj KM do jetë më i madh këtë herë?,” shprehen studentët në reagimin e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0034339427947998