INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policia identifikon dhe shoqëron 3 personat e dyshuar për dhunimin e biznesmenit libanez

Policia identifikon dhe shoqëron 3 personat e dyshuar për dhunimin e biznesmenit libanez

Publikuar më: 18:42 14-09-2016

Policia e Tiranës dhe ajo e Durrësit kanë identifikuar dhe kanë shoqëruar autorët e dyshuar të rrahjes së biznesmenit amerikano-libanez, Faad Mitri.

Burime për newsbomb.al bëjnë me dije se tre personat e dyshuar si autor të ngjarjes janë identifikuar dhe inicialet e tyre janë B.B., A.B., dhe R.M. ndërkohë që ata janë shoqëruar në ambientet e policisë.

Më 10 shtator, biznesmeni u dhunua në Tiranë nga disa persona të cilët u larguan me shpejtësi nga vendngjarja. Mitri tregoi se edhe më parë kishte marrë kërcënime për t’u larguar nga Shqipëria. Ai do të ndërtojë në Gjirin e Lalzit resortin më të madh turistik në Shqipëri. Pra, dyshimet janë se rrahja ka qenë shantazh për ndërtimet që ai po zhvillon në Gjirin e Lalzit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035350322723389