Policia e Tepelenës ka vijuar edhe sot kërkimet për kapjen e autorit të grabitjes së bankës së nivelit të dytë ditë ne djeshme në këtë qytet.
Sipas informacioneve autori është lokalizuar në fshatin Mamaj, por ka arritur që të largohet sërish.
Po ashtu është mësuar dhe identiteti i tij dhe mësohet se është me precedent të mëparshëm penal.
Sipas informacioneve ai është Kristo Ruçi që është në kërkim për kultivim dhe transport kanabis.
Policia ka nisur sërish ndjekjen e ndihmuar dhe nga një helikopter. Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme forca të shumta policie rrethuan të gjithë zonën, por nuk arritën që ta kapnin dot.