INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policia italiane i mbyll lokalin shqiptarit. Arsyeja do t’iu habis

Policia italiane i mbyll lokalin shqiptarit. Arsyeja do t’iu habis

Publikuar më: 18:48 07-12-2017

Policia e Torinos urdhëroi pezullimin për 15 ditë të licencës së një bar në rrugën Lauro Rossi, i menaxhuar nga një shtetas shqiptar. Arsyeja e mbylljes ka të bëjë me klientët që frekuentonin lokalin. Në raste të ndryshme në të cilat vendi është kontrolluar, ka rezultuar se aty takoheshin njerëz me precedent penal ose të rrezikshëm. Edhe në kohën e njoftimit të pezullimit të licencës, zyrtarët zbuluan se 5 nga 7 klientët e pranishëm kishin precedentë. Në kontrollin e fundit më 23 nëntor, policët kishin identifikuar 16 persona brenda barit, 7 prej tyre me precedentë të ndryshëm. Dy shtetas të huaj ishin arrestuan sepse ishin dëbuar dhe kthyer sërish në Itali para se të mbushnin afatin 5-vjeçar të përjashtimit. Një natë më parë, në barin e menaxhuar nga shqiptari kishte ndodhur një mosmarrëveshjeje gjatë së cilës një person mbeti i plagosur me një armë prerëse të marrë nga bari. Në këto rrethana, policia bllokoi një nga agresorët, një shtetas shqiptar, i cili kishte hyrë në mënyrë të parregullt në Itali.

Article Logic
Execution time: 0.0035099983215332