INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policia italiane ngre alarmin: “Kujdes nga këta 8 shqiptarë!”

Policia italiane ngre alarmin: “Kujdes nga këta 8 shqiptarë!”

Publikuar më: 10:38 05-01-2018

Janë evidentuar shumë raste në shtetin fqinj të Italisë ku disa shqiptarë kanë bërë goxha dëme.

Së fundmi, Policia italiane ka publikuar fotot e 8 shqiptarëve të konsideruar si të rrezikshëm dhe bën thirrje: “Shikojini mirë këto fytyra dhe mbajini mend këta hajdutë”, kështu ka deklaruar Oreste Liporance, komandant i karabiniereve të Padovas.

Ky i fundit foli prerë duke u kërkuar banorëve të kenë kujdes nga këta persona që shfaqen në foto.

8 shqiptarët janë arrestuar dhe ndodhen në burg, por sipas kolonelit mund të dalin përsëri në qarkullim dhe të jenë të rrezikshëm.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptarët janë arrestuar muajt e fundit dhe do të përballen përpara drejtësisë italiane me akuzat e “vjedhjes’.

Article Logic
Execution time: 0.0021798610687256