INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policia italiane nis përdorimin e pistoletës elektrike 'Taser'. Salvini firmos dekretin

Policia italiane nis përdorimin e pistoletës elektrike 'Taser'. Salvini firmos dekretin

Publikuar më: 12:18 05-07-2018
Ministri i brendshëm italian Matteo Salvini ka firmosur dekretin, i cili autorizon policinë në përdorimin e pistoletës elektrike Taser. Efektivët e forcave të rendit dhe policisë financiare në 11 qytetet italiane Milano, Napoli, Torino, Bologna, Firenze, Palermo, Catania, Padova, Caserta, Reggio Emilia e Brindisi, do të pajisen dhe me pistoletën elektrike. Sot nisi faza e parë eksperimentale e pistoletës ‘Taser’ në Itali për të përfshirë më pas gjithë territorin e vendit.
"Kjo është një armë parandaluese e jo vdekjeprurëse. Përdorimi i saj është një instument i rëndësishëm për forcat e rendit që patrullojnë rrugët e që mund të gjenden në situata të pakontrollueshme. Pistoleta ‘Taser’ mund të zvogëlojë rreziqet e sigurisë së jetës për personelin tonë policor. Unë mendoj se pistoleta elektrike është një armë e vlefshme siç ka dëshmuar dhe përvoja e mjaft vendeve të përparuara si SHBA, Francë, Zvicër, Britani e Madhe etj " ka deklaruar ministri Salvni. 
Përdorimi i pistoletës elektrike ‘Taser’ në Itali, në këtë fazë eksperimentale i është besuar Policisë së rendit si dhe Policisë Financiare, ku po përgatitet një grup efektivësh policie mes të cilëve dhe femra. Pistoleta ‘Taser’ me anë të përdorimit të elektricitetit paralizon muskujt e personit të goditur. Aktualisht, pistoleta ‘Taser’ është në përdorim nga forcat e rendit në 107 vende të botës. Taser është ideuar si projekt më vitin 1969 nga Jack Cover, shkencëtari i Agjensisë qeveritare aeronautike amerikane NASA. Por, sipas Amnesty International, gjatë dekadës 2001-2011 janë mbi 500 persona që kanë humbur jetën pasi mbi trupin e tyre është përdorur pistoleta ‘Taser’.
 
Article Logic
Execution time: 0.0034980773925781