INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policia italine ''ngrihet në këmbë''/ Dy shqiptarët arratisen nga burgu i sigurisë së lartë [EMRAT]

Policia italine ''ngrihet në këmbë''/ Dy shqiptarët arratisen nga burgu i sigurisë së lartë [EMRAT]

Publikuar më: 16:07 26-05-2019

Dy shqiptarë të burgosur në Itali, janë arratisur nga burgu i sigurisë së lartë. Ndërkohë raportohet se policia ka nisur menjëherë një aksion për kapjen e tyre.

Mediat italiane shkruajnë se dy shqiptarët, Ervis Markja, 26 vjeç dhe Adriatik Gega, 28 vjeç janë arratisur nga burgu i sigurisë së lartë në Carinola, rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm.

Po sipas mediave, nuk dihet ende dinamika e ngjarjes dhe metodat që kanë përdorur shqiptarët për tu arratisur.

Ervis Markja u arrestua në janar 2016 së bashku me dy persona të tjerë, të identifikuar pas një arratisjeje në të cilën kishin sulmuar një makinë policie.

Ai u arrestua në Carinola për marrjen e mallrave të vjedhura dhe rezistimin ndaj një zyrtari publik.

Ndërsa Adriatik Gega u arrestua në vitin 2012 në krahinën e Beneventos. Asokohe ai ishte rreth 20 vjeç akuzohej se ishte pjesë e një bande të specializuar për grabitje në shtëpi së bashku me tre të tjerë të bllokuar me të. Në burgun e Caserta u arrestua për marrjen e mallrave të vjedhura, rezistencës ndaj zyrtarëve publikë, lëndimeve personale dhe vjedhjes .

Policia po ushtron kontrolle të imtësishme në stacionet hekurudhore dhe ato të transportit publik, kjo sepse dyshohet se ata mund të përpiqen të largohen me tren ose me autobus.

Gjatë natës patrullat dhe pikat e kontrollit u ngritën në Carinola dhe përgjatë rrugëve kryesore të rrethinës, por pa mundur të bien në gjurmët e shqiptarëve.

shqiptatert_aarratisen.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003493070602417