INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policia: Ja kush dhe pse u vra Elton Çiça

Policia: Ja kush dhe pse u vra Elton Çiça

Publikuar më: 15:49 24-05-2016

Vrasja e Elton Çiços tronditi mbarë opinionin publik. Por vetëm këtë të martë, policia ka mundur të bëjë publik emrat e të dyshuarve të kësaj vrasjeje.
Policia e Tiranës, me anë të një deklarate për mediat, ka bërë të ditur se autorët e dyshuar të vrasjes së Elton Çiçës janë Jani Alia dhe Renato Milloshi. Ky fundit mësohet se është djali i Hysni Milloshit. Emri i Renatos është i njohur për drejtësinë shqiptare pasi një vit më parë djali i ish-kreut të Partisë Komuniste Shqiptare Hysni Milloshi, dënohet nga gjykata e Tiranës për mbajtje pa lejë të armëve sportive.
Njoftimi i policisë:
“Policia e Shtetit i kërkon ndihmë publikut në dhënien e informacioneve për vendndodhjen e personave të shpallur në kërkim si persona me rrezikshmëri të lartë. Ndihma e qytetarëve është themelore për arrestimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të dyshuar për këtë vrasje. Qytetarët që kanë informacion mund të telefonojnë në numrin 0694110299, duke siguruar anonimat të plotë. Çdo informacion i vlefshëm do të shpërblehet me 500 mijë lekë të reja”.

Ndërkohë raportohen dhe arësyet që kanë çuar në këtë ngjarje të rëndë. Burimet bëjnë të ditur se kanë qënë hetimet e përbashkëta të Policisë dhe Prokurorisë së Tiranës që kanë arritur të zbardhin motivin e atentatit të ndodhur tre javë më parë ku rezulton se autorët e dyshuar dhe viktima kishin një konflikt mes tyre për tregun e narkotrafikut.

Elton Çiça u vra në 1 maj, në një lokal pranë stadiumit “Selman Stërmasi”. Vrasja e tij ka ndodhur në një orë ky lokali frekuentohej nga shumë qytetarë, ndërsa vrasja është filmuar dhe nga kamerat e sigurisë së lokalit. Në video shihet autori me dy armë, një pistoletë mulli në dorë dhe një në brez, teksa futet në lokal. Ai ka hyrë qetësisht në lokal, i është drejtuar tavolinës ku ishte ulur objektivi i tij, ka qëlluar duke e lënë të vdekur dhe është larguar me vrap nga lokali.

Article Logic
Execution time: 0.0039210319519043