Temperaturat në kryeqytet mbrëmjen e sotme parashikohet të zbresin deri në – 10 gradë celsius, ndërsa edhe 24 orët në vijim parashikohet mot i ftohtë. Nisur nga kjo situatë, Policia e Tiranës këshillon qytetarët që të shmangim daljet e panevojshme, e sidomos për drejtuesit e mjeteve, pasi në disa rrugë ka prani Si pasojë e temperaturave të ulëta njoftojmë se disa akse rrugore dhe zona të caktuara si më poshtë ka prezencë të ujit dhe akullit në rrugë më konkretisht:
• Kryqëzimi i Laprakës.
• Nënkalimi i “City Park”, sa kalon Vorën drejtimi DR-TR, përballë Karburant “Autokton”.
• Priskë Nr.2.
• Në rrugën “Qamil Guranjaku”.
• Mbrapa stadiumit “Qemal Stafa”.
• Në rrugën “Karl Topia”.
• Nga “21 Dhjetori” në drejtim të “Vasil Shantos” ka prezencë uji.
• Tek Klinika Nr.1 ka prezencë uji.
• Rruga “Myslym Shyri” në kryqëzim me rrugën “Muhamet Gjollesha” ka prezencë uji.
• Rruga sa kalon Lapidarin në Pezë Helmës, ka prezenca akulli në rrugë.
“Shërbimet e Policisë së Tiranës janë të angazhuara në ndihmë të qytetarëve në nevojë si pasojë e problematikave të shkatuara nga moti i ftohtë dhe temperaturat e ulëta. Gjatë ditës së sotme shërbimet e Policisë u kanë dhënë ndihmë qytetarëve në disa raste. Shërbimet e Policisë janë të gjitha në gadishmëri, ku po monitorojnë lëvizjen e automjeteve duke ju ardhur në ndihmë drejtuesve të automjeteve dhe qytetarëve që kanë nevojë për ndihmë.
Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të shmangin të gjithë lëvizjet e panevojshme, dhe në rast emergjence të mos hezitojnë të kërkojnë ndihmën e policisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.