11 sirianë që kishin hyrë në territorin shqiptarë janë ndaluar nga policia kufitare.
Sipas njoftimit të tyre emigrantët kishin ardhur nga Greqia dhe kanë kërkuar azil politik.
Aktualisht ata janë nisur për në qendrën e azilkërkuesve në Tiranë.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 10.06.2018, në afërsi të qytetit të Bilishtit, u kapën 11 shtetas të huaj imigrant të paligjshëm, M.K., H.I., B.K., B.K., M.Sh., R.Sh., A.M., M.M., F.S., M.D., dhe M.H., me shtetësi siriane. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes, shtetasit kërkuan azil në RSh, e u dërguan në QKP, të Azilkërkuesve Babrru, Tiranë.