INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policia: Kunati vrau Artur Kurtin, djali bashkëpunëtor

Policia: Kunati vrau Artur Kurtin, djali bashkëpunëtor

Publikuar më: 09:38 05-04-2016

Policia e Tiranës ka zbardhur vrasjen e 50 vjeçarit, ngjarje e rëndë e cila ndodhi mbrëmjen e ditës së hënë. Mësohet se policia ka arritur në përfundimin se Artur Kurti është qëlluar me thikë nga vëllai i gruas, në përleshje e sipër.

Policia bën të ditur se ka arritur në këtë përfundim pasi ka analizuar armën e krimit. Thuhet se shenjat e gishtërinjve të gjetur në thikë i përkasin kunatit të viktimës, Leonard Ristani dhe jo djalit Jurgen Kurti, siç u dyshua në fillim.

Kështu, policia ka arrestuar Leonard Ristanin, i cili mbeti i plagosur me thikë nga viktima.

Policia ka arrestuar edhe Jurgen Kurtin për bashkëpunim në krim, i cili ndodhet në komisariatin numër 2 duke u marrë në pyetje të ngjarjen.

Sipas policisë, viktima Artur Kurti shkoi me thikë në banesën e gruas, pasi kundërshtonte divorcin që i kërkonte bashkëshortja. Në banesë ishte vëllai i motrës dhe djali i viktimës, të cilët u përleshën pasi 50-vjeçari kërcënoi gruan për të mos vazhduar procedurat e divorcit. 

Article Logic
Execution time: 0.0034089088439941