INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policia liron 40 të arrestuarit e protestës së opozitës, 2 mbeten në burg [EMRAT]

Policia liron 40 të arrestuarit e protestës së opozitës, 2 mbeten në burg [EMRAT]

Publikuar më: 13:48 05-06-2019

Gjykata e Tiranës ka liruar 40 nga 42 të arrestuarit e protestës së 2 qershorit të opozitës.

Në seancën e cila zgjati rreth 4 orë, 2 prej tyre u lanë në arrest me burg, 3 arrest shtëpie dhe 37 detyrim paraqitje. 

Personat akuzohen për "Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, ”Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”.

Në arrest me burg u lanë shtetasit Emiljan Ypi dhe Donaldo Imeraj.

Article Logic
Execution time: 0.0033450126647949