INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policia me “dorë të hekurt”/ 23 të arrestuar në pak orë, çfarë ndodh në rrugë? [VIDEO]

Policia me “dorë të hekurt”/ 23 të arrestuar në pak orë, çfarë ndodh në rrugë? [VIDEO]

Publikuar më: 09:19 30-07-2019

Përgjatë javës 23 persona janë arrestuar nga policia rrugore e Tiranës, nga të cilët 9 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 11 të papajisur me leje drejtimi dhe 3 për veprën penale “korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Për më shumë policia bën me dije se gjatë javës e fundjavës janë pezulluar 90 leje drejtimi, janë proceduar 690 drejtues mjetesh dhe janë vendosur 2450 masa administrative për shkelje të qarkullimit rrugor.

Ja përse janë proceduar më së shumti drejtuesit e mjeteve
• janë pezulluar 90 leje drejtimi, nga të cilat 38 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 34 për shpejtësi mbi normat e lejuara, si dhe 18 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.
• janë proceduar administrativisht 25 drejtues mjetesh, për mosrregullim shpejtësie dhe gara me shpejtësi.
• janë proceduar administrativisht 102 drejtues mjetesh për xhamat e portave të para të errësuar.
• janë proceduar administrativisht 3 drejtues mjetesh për posedim të sistemeve shtese pamore dhe zanore.
• janë proceduar administrativisht 325 drejtues mjetesh për përdorim të aparatit celular, gjatë drejtimit të mjetit.
• janë proceduar administrativisht 190 drejtues motomjetesh, për mospërdorim të kaskës mbrojtëse.
• janë proceduar administrativisht 45 drejtues mjetesh, për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve.

Article Logic
Execution time: 0.0033400058746338