Policia Rrugore ka bërë “namin” vetëm 24 orët e fundit me gjoba dhe arrestime. 4 perësona të arrestuar, dy prej tyre drejtonin mjetin pa patentë dhe 2 në gjendje të dehur. Po ashtu janë vënë masa administrative ndaj 1010 shkelësve të tjerë si dhe janë gjobitur 134 qytetarë për mosvënje të rripit të sigurimit. Janë pezulluar gjithsej 33 Leje Drejtimi, nga këto 6 për alkool, 15 për shpejtësi dhe 12 për shkelje të ndryshme. Policia ka njoftuar se edhe në ditët në vijim do vijojë zbatimi i rreptë i Kodit Rrugor jo vetëm për nenin 170 por për të gjithë shkelësit e Kodit Rrugor me qëllimin e vetëm rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
MASAT E TJERA
Janë vendosur 59 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse,
54 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit,
223 masa administrative per shpejtësi.
Si dhe pjesa tjetër për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.