INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policia monitorim dy orë në Tiranë, bien në 'grackë' 65 shoferë [VIDEO]

Policia monitorim dy orë në Tiranë, bien në 'grackë' 65 shoferë [VIDEO]

Publikuar më: 13:28 31-08-2018

Polica Rrugore e Tiranës ka zhvilluar ditën e sotme një monitorim të drejtuesëve të makinave në Tiranë.

Sipas informacioneve të publikuara, policia ka monitoruar për dy orë bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' ku kanë kapur 65 shoferë që kanë shkelur rregullat e qarkullimit.

NJOFTIMI

"Siguria e këmbësorëve në vendkalimet e përcaktuara, ishte përsëri sot në ??, e rrugoreve ?♀? të kryeqytetit, ku me gjith punën ?✍dhe rezultatet e arritura, në funksion të planeve “Tispol Gusht 2018” janë të shumta shkeljet ku drejtuesit e mjeteve të të gjitha kategorive, nuk u japin përparësi ??♂?♀ edhe në vendkalimet e tyre në zonën më të rëndësishme të kryeqytetit, Bulevadin Dëshmorët e Kombit, zonë e cila në këtë kohë është thuajse çdo ditë më e vizituara nga turistët e huaj dhe sjellje të tilla, jo vetëm cenojnë sigurinë rrugore, por edhe japin një imazh tejet negativ për turistët.
Pamjet e rregjistruara në Bulevard përgjatë dy orë monitorimi, rregjistruan 65 drejtues mjetesh të cilët u ndëshkuan për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve në vendkalimet e tyre, 15 nga të cilët rezultuan edhe me mangësi të tjera në dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim dhe praktikat për këto raste, ju përcollën Organit Administrativ Shtetëror, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë për shqyrtim.
Policia Rrugore ju uron një ditë të mbarë dhe ju keshillon për më shumë vetëpërmbajtje gjatë drejtimit të mjetit, me qellim që udhëtimi i sotëm, mos të jetë i fundit?"

Article Logic
Execution time: 0.0034070014953613