INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policia ndalon gazetarin, Kastriot Myftaraj. Arsyeja do t'ju habisë...

Policia ndalon gazetarin, Kastriot Myftaraj. Arsyeja do t'ju habisë...

Publikuar më: 08:13 10-05-2017

Është ndaluar nga forcat e komisariatit Nr. 1 në Tiranë gazetari Kastriot Myftaraj. Mësohet se  shkak është bërë një shkrimi “kundër” ambasadores së BE në Shqipëri.
Në datë 7 Maj, Kastriot Myftaraj kishte publikuar në faqen e tij në Facebook një shkrim me titull "Aventura e çuditshme e një ku*ve kroate në Tiranë".
Ndalimi i tij është bërë nga njësia Anti-Terror pasi statusi është konsideruar se përmban nxitje të dhunës dhe urrejtjes.
Kastriot Myftaraj në shkrimin që e akuzonte ambasadoren e BE se po punon kundër Shqipërisë si pjesë e tezës për Jugosllavinë e Re bënte thirrje: "Çdo shqiptar që do atdheun e vet mund ta vrasë Romanën dhe ky do të ishte një akt antiterrorist, jo terrorist".
Pas ndalimit, Kastriot Myftaraj po merret në pyetje për shkrimin që ka bërë, ndërsa pritet të vendoset nëse do të ketë një masë arresti ndaj tij, apo do të hetohet në gjendje të lirë.
Kohët e fundit ambasadorja e BE në Tiranë është sulmuar edhe nga segmente të caktuara nga opozita pas kritikave për qëndrimet e saj për situatën politike në Shqipëri.

Article Logic
Execution time: 0.0037550926208496