INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policia ndalon yllin e Barcelonës, udhëtonte pa patentë, rrezikon 1 muaj burg

Policia ndalon yllin e Barcelonës, udhëtonte pa patentë, rrezikon 1 muaj burg

Publikuar më: 17:56 01-09-2018

Policia Bashkiake e Barcelonës, gjatë një kontrolli rutinë në rrugët e qytetit ka ndaluar dhe ka shoqëruar në polici mbrojtësin e skuadrës “blaugrana” Gerard Pique. Arsyeja? Pique i jepte makinës pa patentë, e cila i është hequr nga policia kohë më parë, për shkak të shkeljeve të shpeshta të kodit rrugor. Për këtë aryse, Pique nuk lejohet prej kohësh nga policia që t’i japë makinës, por mbrojtësi spanjoll ka thyer rregulloren.

Lajmi është konfirmuar nga “Cadena Ser”, sipas së cilës lojtari do të dalë para gjykatës në një çështje gjyqësore rutinë, siç ndodh në të tilla raste. Por Piquerrezikon deri në një muaj burg, shërbim në qendrat sociale për 90 ditë ose një gjobë prej 288 mijë eurosh, për shkelje të vazhdueshme të rregullave. Kjo nuk është hera e parë që ish-kampioni i botës ka probleme me policinë, pasi edhe në vitin 2014 ka patur një incident të tillë.

Article Logic
Execution time: 0.003464937210083