Policia e Tiranës ka ndërmarrë një kontroll të befasishëm me qëllim verifikimin e makinave luksoze ndërsa janë shoqëruar 23 persona nëpër komisariate. Ndalimet janë ndërmarrë kryesisht për verifikim, ndërsa janë kontrolluar dhjetëra makina luksoze. Gjatë aksionit policia ka sekuestruar edhe një pistoletë neutralizuese. Nga policia bëhet e ditur se janë shoqëruar në pikë bllokimi disa automjete për verifikim të mëtejshëm të numrit të shasisë. Po kështu uniformat blu njoftojnë se kontrollet do të vijojnë në orë të ndryshme. Duke filluar nga data 11 shtator këto kontrolle do të shtrihen edhe në afërsi të shkollave.