Policia në fundjavë shton kontrollet dhe vetëm në 24 orë ka bllokuar 34 patenta. Aksionet janë zhvilluar në akset kombëtare me qëllim goditjen e rasteve të shkeljeve dhe mos respektimit të nivelit të shpejtësisë nga përdoruesit e rrugës.
Policia sqaron se pavarësisht kontrolleve të shtuara në kryeqytetit përsëri janë evidentuar shumë drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë.
Më flagranti ka qënë rasti i një të riu nga Fieri që është konstatuar nga Radari me 160 km/h në rrugën interurbanë Tiranë-Durrës.
Edhe shumë të tjerë janë ndaluar, pasi kanë drejtuar makinat në gjendje të dehur.
Blutë apelojnë që drejtuesit të respektojnë rregullat e qarkullimit për të shkuar të sigurt nëpër destinacione.