INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policia në kërkim të Albin Kurtit! A do ti vihen prangat?

Policia në kërkim të Albin Kurtit! A do ti vihen prangat?

Publikuar më: 16:11 22-11-2017

Për gjatë gjithë ditës dy makina policie kanë qëndruar tek banesa e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti. Ai pritet të arrestohet, pasi Gjykata Themeltare e Prishtinës i ka prerë një fletëarresti. Një seancë më parë gjykata ka urdhëruar, që ai të sillet me forcë, por e njëjta kërkesë vlen dhe për deputeten Donika Kadaj-Bujupi.
Pas panikut të kosovarëve në lidhje me “bastisjen” e shtëpisë së Kurtit nga policia, kjo e fundit në mesditë ka njoftuar se sot nuk është e vërtetë dhe se vetëm ka respektuar urdhërin e Gjykatës Themelore të Prishtinë të datës 13 tetor për sjelle me detyrim të dy deputetëve të VV-së në seancën e 22 nëntorit. Në njoftim theksohet se asnjë nga deputetët nuk ka qënë në shtëpi.

Në seancën ka marrë pjesë vetëm njëri nga të akuzuarit, deputeti i Vetëvendosjes Faton Topalli, që dhe kërkoi ndryshim të trupës gjykuese.

Article Logic
Execution time: 0.0031559467315674