INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policia: Në Rinas mungon siguria!

Policia: Në Rinas mungon siguria!

Publikuar më: 14:17 01-07-2016

Në aeroportin e Rinasit mungojnë disa elementë të sigurisë. Konstatimi është bërë publik nga Policia e Tiranës, një ditë pas vjedhjes spektakolare në Aeroportin e Rinasit. Drejtori i Policisë së Tiranës Ervin Hodaj, thotë se ky problem është ngritur nga policia e shtetit që në muajin prill të 2014, por ende autoriteti Aeroportual TIA nuk ka marrë asnjë masë.
Ervin Hodaj:
“Pikërisht për shkak të konstatimit të shpeshtë të mungesës së disa elementëve të sigurisë, Policia e Shtetit me shkresë nr. 457 datë 21.04.2014 i ka komunikuar autoritetit Aeroportual TIA, në lidhje me mangësitë të konstatuara në drejtim të parametrave të sigurisë, veçanërisht për sistemin e kamerave, pasi kamerat nuk mbulonin me monitorim të gjitha pikat nervlagjike të aeroportit. Me shkresë ref. RCV/IA, datë 24.04.2014, protokoll 273/1, nga Autoriteti Aeroportual TIA, i është kthyer përgjigje Komisariatit të Polcisë Rinas se: Shqetësimet e ngritura lidhur me sigurinë dhe kamerat e sigurisë, nuk janë kompetencë e Policisë së Shtetit.
Po në vijim të korespodencës me shkresë nr 534/protokoll datë 24.03.2016, Komisariati i Policisë Kufitare Rinas, i kërkon autoritetit Aeroportual TIA, marrjen e masave për lëvizjen e mjeteve të shërbimeve të linjave ajrore brenda në pistë si dhe rishikimin e sistemit të kamerave".
Ndërkohë kjo çështje është diskutuar edhe në një mbledhje të Këshillit të Sigurisë së Aeroportit në mars të këtij viti.
Ervin Hodaj:
“Në mbledhjen e këshillit të sigurisë së aeroportit datë 30.03.2016 mbajtur me protokoll nr 145  Ref : RCV-GM/STO nga ana e Policisë së Shtetit është kërkuar rishikim i masave të sigurisë përfshirë dhe sistemin e kamerave si dhe shkëmbim i menjëhershëm i informacionit në rast të ngjarjeve të mundshme kriminale”.

Article Logic
Execution time: 0.0036180019378662