Policia e shtetit në bashkëpunim më FNSH janë vënë në ndjekje të subjekteve të cilët zaptojnë plazhin publik.
12 pronarë biznesesh janë proceduar në Velipojë dhe Pogradec pasi kishin zënë një pjesë të zonës që konsiderohet si plazh publik.
Policia tregon se janë proceduar shtetasit E. E., Gj. Rr., P. N., K. M., K. Gj., N. R., N. U. dhe L. F., të cilët në plazhin publik Velipojë kryenin aktivitetin e tyre në mënyrë të paligjshme.
E njëjta masë është marrë edhe për shtetasin Gj. F., pasi nga kontrolli i ushtruar, u konstatua se ky shtetas kishte zënë me çadra plazhi e shezlongë hapësirat publike në bregun e detit pa leje nga organet përkatëse.
Ndërsa në Pogradec janë proceduar shtetasit me iniciale E.M., 31 vjeç, A.M., 46 vjeç dhe SH.R., 22 vjeç.