Situata për shkak të reshjeve të shiut sa vjen e përkeqësohet në vendin tonë.
E ndërkaq Policia e Shtetit jep të dhëna se si paraqitet situata deri në keto momente në vendin tonë.
Si pasojë e intensitetit të lartë reshjeve të shiut, aksi rrugor Kardhiq -Gjirokastër kalohet me vështirësi pasi ka dalë uji në rrugë tek pika e Viroit.
Aksi Fushë Krujë-Laç kalohet me vështirësi pasi përballë lokal Arbëria në Fushë-Krujë ka dale lumi në rrugë.
Rruga e Ndroqit për në Durrës tani është drejt bllokimit për shkak të ujit që po bllokon rrugën në disa pika.
Të dyja krahët e autostradës Tiranë-Durrës janë të pakalueshme.
Nga Durrësi për te ardhur ne Tirane drejtuesit e mjeteve te qarkullojne ne aksin Durres-Vore-Rinas-Laknas-Kames.
Akset e tjera për momentin janë të kalueshme pa probleme.
Policia e Shtetit ka kaluar në gadishmëri të përforcuar.
Të gjitha Repartet e FNSH, Tiranë, Shkodër e Fier, janë angazhuar në mbështetje të Policive lokale për t'ju ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë.
Sipas Policisë së Shtetit, Policia Rrugore është 100% në rrugë në të gjitha akset rrugore.
Po sipas saj Policia e Rendit ka shtuar patrullat të cilat janë në gadishmëri për të ndërhyrë në rast nevoje.
Policia e Shtetit njofton se po bashkëpunon ngushtësisht me Emergjencat Civile, Ushtrinë, Zjarrfikësit dhe ARRSH për të menaxhuar situatën.