INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policia publikon informacionet zyrtare për grabitjen e parave në Rinas. Mësoni kronologjinë e ngjarjes

Policia publikon informacionet zyrtare për grabitjen e parave në Rinas. Mësoni kronologjinë e ngjarjes

Publikuar më: 20:12 09-02-2017

Policia ka dhënë detaje për grabitjen e sotme. Duke renditur një kronologji të grabitjes, policia ka bërë të ditur edhe emrat e 5 policëve privatë të arrestuar.

Pesë punonjës të kompanisë private të security që transportonte paratë, janë vënë në pranga pasditen e sotme.

Bëhet fjalë për shtetasit:

Xhelil Metaj, 43 vjeç punonjes SHPSF,

Gentian Dedja, 31 vjeç  punonjes SHPSF,

Perparim Logu, 39 vjeç , punonjes SHPSF,

Endrit Daçi, 31 vjeç , shofer i shoqerise,

Dashamir Balla, 42 vjeç shofer i shoqerise.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, rregulli kryesor i transportit të parave është që thasët e parave të kenë GPS. Nuk dihet se për cfarë arsye, asnjë nga thasët e vjedhur të parave, nuk ka GPS. Vetëm në njërin thes, që ishte poshtë sediljes së shoferit, ka GPS, kështu që, bëhet e pamundur të gjenden paratë nëpërmjet GPS.

Po ashtu, edhe kamerat e blindit kanë qenë të fikura, cka shton dyshimet e policisë për një mirëorganizim në vjedhjen e lekëve.

Sipas informacioneve paraprake rezulton se:

Në orën 13:10 njofton patrulla e policisë se mjetet e blinduara të Shoqërisë Private sigurise fizike kanë kaluar në drejtim të Rinasit .

Në orën 13:24, ka ardhur telefonatë te numri i emergjencave 112, se në afërsi të Universitetit “Epoka”, ka të shtëna me armë .

Me marrjen e njoftimit patrulla e policisë është nisur në drejtim te vendit ku është marrë telefonata.

Në mes të rrugës është konstatuar trafik nga patrulla dhe uniformat blu janë detyruar të lënë makinen dhe te shkojne me kembe ne drejtim te Universitetit Epoka.

Ne oren 13:29  shkon shefi i Komisariatit Vore  ne vendin e njoftuar lidhur me ngjarjen.

Ne orën 13:34  ka ardhur një tjetër telefonatë , nga punonjësi i firmës   private  i cili ka kërkuar ndihmë policore.

Ne oren 13:35 patrulla e policise mberrin ne vendngjarje dhe ka marre kontakt me drejtuesin e mjetit te shoqerise fizike.

Ata i kane spjeguar oficerit te patrulles pergjithshme lidhur me ngjarjen.

Sqarojme se nga Salla Operative e shoqerise perkatese nuk eshte dhene asnje njoftim  mbi ngjarjen e ndodhur ne sallen operative te Drejtorise Vendore Policise Tiranës.

Ne vendngjarje jane  konstatuar  dy automjete të pershtatura si te blinduara të një shoqërie private,  që po transportonin në drejtim të Rinasit vlera monetare.

Në këtë aks rrugor këtyre mjeteve u është ndërprerë rruga  nga një automjet  tip fuoristradë duke e goditur furgonin e blinduar të shoqërisë private dhe prej  tij  kanë dalë dy persona të paidentifikuar të cilët dyshohen të kenë qëlluar me armë gomën e përparme të makinës së parë dhe me anë të një sendi të fortë kanë thyer xhamat e automjetit të blinduar duke zbritur me forcë punonjësit e policisë private dhe duke i shtrirë në tokë.

Në të njëjtën kohë një tjetër automjet i dyshuar i autorëve  kanë sulmuar makinën e shoqëruese të dytë te shoqërisë private duke neutralizuar punonjësit  e shoqërisë private të cilët ndodheshin në  të.

Pasi  kanë marrë sasinë e parave , ata janë larguar me të dy automjetet e tyre.

Sqarojme se automjetet e shoqerise fizike te pershtatur si mjet i blinduar  jane demtuar nga autoret ne pjesen e pasme duke perdorur mjet prerese te dyshuar  motosharre dhe marre me pas shumen e parave.

Gjithashtu eshte konstatuar se  kamerat e mjeteve te pershtatura si blind kane qene te fikura dhe GPS nuk ka qene I vendosur ne thaset e parave por ne nje thes I cili u gjet I vendosur poshte sediljes se shoferit.

Në vendngjarje janë fiksuar gëzhoja .

Nga  shërbimet policore , janë konstatuar/gjetur dy  mjete që po  digjeshin pranë disa banesave , në vendin e quajtur "Rruga e Hajdutëve” në Fushë Prezë.

Nga verifikimi i kryer dyshohet se këto mjete të jenë të autorëve, të përdorura në vendngjarje.

Shumat monetare që po transportoheshin në drejtim të Rinasit ishin të një banke të nivelit të dytë, shumë e cila ende e papërcaktuar.

Vazhdojnë hetimet per dokumentimin e plote te ngjarjes.

Article Logic
Execution time: 0.0034799575805664