INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policia publikon të dhënat mbi aksidentet rrugore. Ja si është situata...

Policia publikon të dhënat mbi aksidentet rrugore. Ja si është situata...

Publikuar më: 10:45 19-06-2018

Policia ka publikuar raportin 6 mujor të aksidenteve rrugore. Nga të dhënat numri i aksidenteve ka pësuar rënie në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, me rreth 36 aksidente më pak dhe 2 jetë të shpëtuara më shumë si dhe një numër më të ulët të personave të aksidentuar.

Policia Rrugore e Tiranës, ka analizuar dhe shkaqet e mes tyre ka vërjetur që në pika të ndryshme këmbësorët nuk respektojnë rregullat e qarkullimit dhe po kështu dhe drejtuesit e makinave nuk ju kanë dhënë atyre përparësi në disa nga rrugët dhe kryqëzimet kryesore. Për këto arsye u verifikuan dhe u proceduan për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve 35 drejtues mjetesh.

Ja disa detaje të tjera nga analiza:
• 236 drejtues mjetesh të arrestuar në kushtet e flagrancës, për drejtim mjeti në gjendje të dehur (44 më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar).
• 10.000 drejtues mjetesh, janë ndëshkuar për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjeteve (2900 më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar).
Ndërkohë që e njëjta situatë paraqitet edhe me përdorimin e kaskës mbrojtëse, parkimet dhe parakalimet e gabuara, ku vihet re rritje e numrit të konstatimeve për këto shkelje.

Article Logic
Execution time: 0.0025091171264648