INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policia “pushton” Vlorën, kapen 10 ton kanabis e disa persona në pranga

Policia “pushton” Vlorën, kapen 10 ton kanabis e disa persona në pranga

Publikuar më: 08:24 19-10-2017

Fshati Babicë në Vlorë është “pushtuar” nga Forcat e policisë. Gjatë aksionit, forcat speciale bastisën një banesë 2-katëshe ku u gjet një sasi prej 10 ton kanabis sativa. Mësohet se në orët e para të ditës së sotme është bërë e mundur që droga prej 10 ton kanabis sativa ka mbërritur në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë droga e sekuestruar në fshatin Babicë e Vogël. Me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, aksioni nisi rreth orës 22.00 të mërkurën në mbrëmje, kur rreth 100 efektivë policie të njësisë speciale nga Tirana, prokurorë të Prokurorisë së Përgjithshme dhe efektivë të Delta Force, si dhe forcat antidrogë të Vlorës, zbarkuan në fshatin Babicë e Vogël, rreth 10 km larg qytetit. 

Sipas të dhënave të para të uniformave blu lënda narkotike ishte e paketuar dhe ishte fshehur në bodrume. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë kanë qenë edhe persona të cilët janë shoqëruar në ambientet e komisariatit. Drejtoria e Policisë Vlorë nuk jep detaje se sa persona janë shoqëruar apo arrestuar.
Burimet i thonë se gjatë aksionit u ushtruan kontrolle në të paktën dhjetë banesa të ndryshme. Sipas burimeve, objektiv i kontrolleve dhe i operacionit kanë qenë persona të përmendur në dosjen “Habilaj”.
I pari që ka bërë publike këtë ngjarje ka qenë ish kryeministri Sali berisha. Nëpërmjet një postimi në facebook Berisha publikoi një video që, sipas tij, është xhiruar në një banesë në Babicë, ku janë kapur 10 tonët e drogës. Berisha ka postuar mesazhin e një qytetari që e njofton se “droga është gjetur në shtëpinë e Armand Koçerrit, mik i Habilajve”.

Article Logic
Execution time: 0.0040290355682373